Tifozët e Prishtinës, “Plisat” kanë vazhduar me aktivitetin humanitar.
Si çdo vit tjetër edhe këtë vit “Plisat” kanë ndihmuar familjet në nevojë, ndërsa sot ishte radha për fëmijët e sëmurë në QKUK.
Njoftimin e kanë dhënë vet tifozët Plisat, duke dhënë sinjale se aktiviteti i tyre do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Njoftimi i Plisave:
“Për të vazhduar me ditën e dytë të aksionit 15 vjetor “Ndihmo edhe Ti”, sot ishim në Klinikën e Pediatrisë në QKUK. I gëzuam afro 100 fëmijë me 100 pako të dhuratave.
Emocionet pothuajse nuk mund t’i kontrollonim. Herë të lumtur që po i shihnim fytyrat e gëzuara te fëmijëve, e herë të mërzitur me gjendjen e tyre me sëmundje të ndryshme.
Morëm shumë falënderime nga gjithë prindërit dhe stafi mjekësor.
Shpresojmë në shërimin e sa më shpejtë të fëmijëve.
Aksioni do të vazhdojë edhe me ditën e tretë”.