Thomas Strakosha e ka humbur vendin e titullarit te Lazio dhe kjo ka ndikuar që atij të mos i vazhdohet kontrata, që i skadon në verën e vitit 2022.
Kështu ka raportuar të hënën “Corriere dello Sport”.
Strakosha e ka humbur vendin në portë te Lazio dhe mënyra e vetme e tij të kthehet në qendër të vëmendjes është të punoj për ta bindur trajnerin Simone Inzaghi t’ia jap edhe një rast tjetër.
Aktualisht portier i parë i skuadrës nga Roma është Pepe Reina.
Strakosha këtë edicion në të gjitha garat luajti vetëm gjashtë ndeshje, teksa humbi vendin e titullarit pas izolimit pasi ishte i infektuar me koronavirus.