Sulmuesi nga Kosova, Kemal Ademi nuk ka përmbushur pritshmëritë e tifozëve të skuadrës dhe ato të tifozëve, transmeton Olle.
Mediat sportive në shtetin turk raportojnë se e ardhmja e sulmuesit që ka pasur performanca të dobëta është larg Fenerbahçes, dhe ai pritet të largohet vetëm disa muaj pasi u bashkua me skuadrën.
Skuadra e vetme që po e kërkon aktualisht futbollistin është St.Pauli nga Bundesliga 2.
Transferimi i kosovarit në Gjermani mund të ndodhë me anë të formulës së huazimit.
Edhe tifozët e skuadrës kanë reaguar ashpër në mediat sociale duke i quajtur “të verbër” ata që afruan lojtarin në skuadër.