Një fitore, ajo e javës së shkuar e Fiorentinës në Torino me Juventusin, në qytetin toskan ka krijuar një atmosferë fantastike, e cila i ka dhënë një shkëndijë të re pasionit të tifozëve.
Asnjë figurë, e cila për natyrën e saj duhet të mbesë e paprekur, ajo e një drejtuesi të lartë të kishës katolike, nuk ka mbetur indiferente nga arritja e skuadrës së Prandelit.
Dhe gjatë meshës së Krishtlindjes, duke lexuar Biblën, prifti i rajonit të Barberino di Muxhelos në Firence, Don Stefano Ulivi, duke iu drejtuar të pranishmëve në meshë dhe cituar Magët Bilblikë (Njerëzit e mençur ose Mbretërit në Ungjillin e Mateut), i ndryshoi emrat e tyre pikërisht me ata të autorëve të golave në “Allianz Stadium”, përfshirë edhe emrin e mbrojtësit brazilian të Juventusit, Aleks Sandro (autor i një autogoli në fitoren 3-0 të klubit violë në shtëpinë e kampionëve).
“Nuk dua ta përziej të shenjtën me laiken, por sot Magët Biblikë quhen Vlahoviç, Aleks Sandro dhe Kaseres, kush do, më kupton”, tha prifti gjatë meshës.