Drejtuesit e klubit të futbollit Shkupi duket se as vet nuk e kanë të qartë se çfarë po duan dhe tani shkarkojnë edhe trajnerin Umit Karanin. Brenda pak muajve kjo skuadër shkarkon dy trajnerë dhe krejt për shkak të pakënaqësive me rezultate. P
Pas Muharrem Bajramit tani shkarkohet edhe Karani.
“Sezonin e ri futbollistik e kishim nisur me ambicie të larta, andaj mbyllja e sezonit vjeshtor në pozitën e dytë të renditjes, nuk është ajo që e kishim dëshiruar.
Por pas rezultateve të fundit të ekipit, mendojmë se nuk ishin të mjaftueshme për qëllimet që i kishim në fillim të sezonit, meqë e kishim potencuar se objektivet e klubit janë të larta, për këtë arsye vendosëm që t’i ndajmë rrugët me Umit Karanin.
Kryesia e klubit tani më është në kërkim për trajner të ri dhe në momentin kur edhe do të arrijmë të emërtojmë shefin e ri, do të dalim me njoftim për media.
Falënderojmë për punën dhe korrektësinë si dhe mundin e dhënë trajnerin Karan, duke i uruar suksese në karrierë”, njkofton në faqen e FC Shkupit.
Shkupi e mbylli vitin 2020 në vendin e dytë, me 33 pikë në 18 ndeshje, 6 më pak se kryesuesit e Shkëndijës.