Arsenal janë të gatshëm që të bëjnë ofertë për mesfushorin e Sevillas, Joan Jordan, raporton “The Sun”.
“Topçinjtë” e kanë monitoruar situatën e 26 vjeçarit për tre vite rresht, dhe tani janë të gatshëm që të bëjnë një lëvizje, ku tekniku Arteta po shikon të përforcojë repartin e mesfushës, për të ringjallur gjasat e Arsenalit për Top 4 në gjysmë edicionin e mbetur.
Jordan besohet se ka një klauzolë prej 74 milionë eurosh në kontratën e tij.
Por spekulohet se Sevilla janë të gatshëm të kërkojnë vetëm 43 milionë për Jordan.