Gjithçka e kryer, Radja Nainggolan rikthehet tek Cagliari për të tretën herë.
Sipas të përditshmes sportive italiane “Corriere dello Sport”, klubi zikaltër ka zgjidhur detajet e fundit me mesfushorin belg që do të aktivizohet me skuadrën nga Saredenja në huazim të thjeshtë, transmeton Panorama.
“Tymi i bardhë” erdhi në orët e fundit, pasi mesfushori kroat Rog është dëmtuar dhe ka shtyrë ekipin sard të ndërhyjë në merkato.
Gjatë takimit të merkatos midis drejtuesve të Interit pa diskutim kanë biseduar edhe për zëvendësuesin e Naingolanit ku priten të hidhen në sulm gjatë ditëve në vazhdim.