Skuadra e futbollit Drita nga Bogovina, është përforcuar me katër futbollistë, që të jetë sa më e fortë për pjesën e dytë të Ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut, grupit i Perëndimit.
“Ekipi i Drita nga Bogovina, përndryshe anëtar i ligës së dytë, grupi i perëndimit, kohët e fundit promovoi katër lojtarët e rinj për sezonin pranveror.
Ata janë Dejan Leskaroski, Shpend Asani, Kushtrim Tairi dhe Amir Jashar.
Një kombinim i rinisë dhe përvojës që Drita sigurisht do t'ju vijë në ndihmë për sfidat e pranverës”, njofton media maqedonase “sportmedia”.
Drita është në fund të tabelës me 10 pikë apo nga 16 ndeshje ka 1 fitore, 7 barazime dhe 8 humbje.