Shqiptari Ezgjan Alioski është në formë më të mirë dhe sonte ka shënuar për fitoren e skuadrës së tij, Leeds.
FC Leeds si mysafirë demolon me rezultat 5:0 West Bromwich-in, në takimin që u zhvillua në stadiumin “The Hawthorns”.
Në minutën e 31-të, Alioski nga rreth 15-16 metra, godet fortë dhe topin në këndin e majtë, shton epërsinë (0:2), duke i dhënë edhe më shumë zemër skuadrës së tij.
Në minutën e 41-të, Alioski u ndëshkua me karton të verdhë.
Golat i shënuan Sawyers (9’-autogol), Alioski (31’), Harrison (36’), Rodrigo (40’), Raphinha (72’).
Leeds ngrihet në vend të 11-të me 23 pikë dhe West Bromwich është i parafundit (i 19-ti) me 8 sosh.