Arsenali ka fituar 1-0 ndaj Brightonit në kuadër të javës së 16-të në Ligën Premier.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Alexandre Lacazette që u asistua nga Bukayo Saka.
Arsenali ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.92, me Brightonin që u vlerësua 6.57.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte Bukayo Saka që asistoi te goli i fitores dhe u notua me 7.9.
Granit Xhaka po ashtu pati një paraqitje pozitive dhe u vlerësua me 7.4.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Ainsley Maitland-Neiles që u notua me 5.9.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave: