Në këto kohë krize, edhe euro më e vogël ia vlen të merret.
Prandaj, skuadra e Juventusit mund të buzëqesh.
Zonja e Vjetër ka njoftuar zyrtarisht zgjatjen e kontratës me Jeep, sponsorin e saj kryesor të fanellës, deri në vitin 2024.
Bardhezinjtë specifikon që firma e automobilave, partneri i ekipit torinez që nga viti 2012, do të paguajë 45 milion € në sezon, ose edhe më shumë në varësi të rezultateve sportive.
Jeep Sponsor Juventus fino al 30 giugno 2024
— JuventusFC (@juventusfc) December 29, 2020
➡️ https://t.co/ophLUBDqhh pic.twitter.com/TJ7D5LFqzl