Solskjaer zbulon nëse Unitedi është në garë për titullin e Premierligës

Futboll

Solskjaer zbulon nëse Unitedi është në garë për titullin e Premierligës

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 08:58
Solskjaer

Me fitoren e djeshme ndaj Wolves, Manchester Unitedi është vetëm dy pikë prapa Liverpoolit.

“Djajtë e Kuq” janë duke u kthyer në formën e duhur, derisa Solskjaer nuk mendon se ka nisur gara për titull.

Tekniku norvegjez tha se pas 30 ndeshjeve do flasin për titull.

“Nuk ka garë për titull pas 15 ndeshjeve. Mund të humbësh shansin që të jesh në garë në 10 ndeshjet e para”.

“Por, kur të zhvillohen 30 ndeshje ndoshta do flasim për titull, kur jemi në mars ose prill, kur të kemi luajtur së paku gjysmën e sezonit”, tha ai.

Mbetet të shihet nëse Unitedi do vazhdojë me këtë formë edhe pas sezonit vjeshtor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat