Vazhdon sezoni katastrofë i Barcelonës, me rekordin e zi dhe lëndimin e Coutinhos

Futboll

Vazhdon sezoni katastrofë i Barcelonës, me rekordin e zi dhe lëndimin e Coutinhos

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 09:30
Vazhdon sezoni katastrofë i Barcelonës, me rekordin e zi dhe lëndimin e Coutinhos

Problemet e Barcelonës në La Liga vazhduan edhe në ndeshjen e saj të fundit në vitin 2020, pasi Philippe Coutinho e la fushën duke çaluar dhe Eibari bëri që katalonasit ta regjistrojnë fillimin më të dobët në ligë në 17 vjetët e fundit.

Eibari e ndali Barçën me barazim 1:1 në Camp Nou, në një ndeshje në të cilën mungoi kapiteni Lionel Messi shkaku i një lëndimi.

Barcelona ngel shtatë pikë prapa liderit Atletico Madrid, i cili mund ta rrisë epërsinë nëse i fiton dy ndeshjet e mbetura.

Skuadra e Ronaldo Koeman shpërdoroi shumë mundësi dhe u detyrua të pajtohej me një pikë të martën.

Martin Braithwaite e humbi penalltinë para se Kike Garcia t’i kalonte vizitorët në epërsi. Por Ousmane Dembele e barazoi rezultatin për Barçën.

Në çastet e fundit të takimit, Coutinho u detyrua ta braktisë fushën duke e mbajtur gjurin me dorë, pavarësisht se mori tretman mjekësor në fushë.

Koeman i kishte kryer tashmë të gjitha pesë zëvendësimet dhe u detyrua të luajë me një lojtar më pak në 10 minutat e fundit.

Barcelona i ka fituar vetëm shtatë prej 15 ndeshjeve të para në ligë këtë sezon. Kjo nuk ka ndodhur që prej vitit 2003.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat