Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ishte i qartë verën e kaluar se nuk dëshironte të kalonte një tjetër sezon me Bale dhe James në skuadër.
Dy yjet u larguan duke u transferuar në Premierligë te Tottenhami, respektivisht të Evertoni.
Sidoqoftë, koha ka dëshmuar se vendimi i tekniku francez ishte plotësisht i drejtë.
James nisi në mënyrën më të mirë aventurën të Evertoni duke shkëlqyer me tri gola dhe tri asistime në pesë ditët e para, por pastaj filluan lëndimet, gjë që bëri të humb disa ndeshje.
Kurse, çështja e Bale është më e ndryshme sepse uellsiani kaloi të Spurs i lënduar.
Ai arriti të shërohet dhe ishte në formacionin e dytë të Jose Mourinhos duke hyrë në lojë si zëvendësues, kurse tani është lënduar prapë dhe i nevojiten disa javë që të shërohet.
Reali tani është duke provuar të shesë Bale, por skuadra e Jose Mourinhos nuk e do në skuadër.