Futbollisti i njohur i Kombëtares, Taulant Xhaka, tash e disa vite është i martuar me bukuroshen Arbnora Nuredini.
Xhaka së fundmi ka nisur pushimet me bashkëshorten e tij, ku kanë zgjedhur një vend malor në Zvicër.
Përmes një postimi në Instagram, dyshja publikuan një imazh tejet artistik duke u puthur.

Kujtojmë se dyshja në fillim të vitit u bën prindër për herë të parë dhe mirëpritën në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Klevis, shkruan insport.
Kujtojmë që çifti Xhaka e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë më 28 janar të këtij viti.