Kike Setien po pret me padurim rikthimin në një skuadër si trajner. Pas disfatës me Barcelonën, ku humbi 8:2 ndaj Bayern Munichut ai u shkarkua dhe pati disa probleme ligjore me klubin katalanas. Por tani duket se gjithçka është zgjidhur.
Setien thotë se i ka kaluar problemet dhe dëshiron një tjetër aventurë.
“Sigurisht që zhgënjimi ishte i madh, por tani e kam kaluar.
Shpresoj që të rikthehem sa më shpejt në një skuadër për të filluar përditshmërinë si trajner. Jam i karikuar dhe i motivuar për të bërë mirë.
Unë te Barcelona isha mirë dhe kisha raport pozitiv me futbollistët. Nuk kam pasur probleme”, tha Kike Setien.