Kandidati për presidencën e Barcelonës, Victor Font, prezantoi projektin e tij për të ardhmen e klubit katalanas. Dhe e ka bërë këtë me një aset shumë të rëndësishëm, përfshirjen e Xavi Hernández në projekt, si menaxher i përgjithshëm i Blaugrana-ve. Rastësisht, Xavi publikoi vetëm disa orë më parë në rrjetet sociale një falënderim publik mbi Katarin, “për atë që bëri për familjet tona”.
Ja stafi, me të cilin do të punojë kandidati në fjalë, nëse fiton zgjedhjet e afërta presidenciale:
Menaxher i përgjithshëm: General Manager: Xavi Hernández
Drejtor sportiv: Jordi Cruyff.
Sekretar teknik: Tito Blanco.
Drejtor i futbollit të bazës: Joan Vilà i Albert Benaiges.
Koordinator i futbollit të bazës: Tito Blanco.