Derisa jemi afër afatit dimëror, Barcelona dhe Real Madridi ndoshta do garojnë për një talent të Amerikës Jugore.
Dy klubet spanjolle në kohën e fundit kanë transferuar talentë brazilianë dhe argjentinas, derisa shumica prej tyre kanë dal transferime të duhura.
Sipas Don Balon, Reali dhe Barcelona janë në garë për Pepen nga Gremio, ndryshe i njohur si ‘Neymari i ri’.
Kartoni i lojtarit vlen 20 milionë euro, ndërsa katalunasit duhet që të shesin para se të realizojnë ndonjë transferim në “Camp Nou”.
Kurse, Reali i ka paratë të gatshme, por prioritet i ka rinovimet e yjeve të skuadrës që iu skadon kontrata në qershor
Në janar, pritet ‘luftë’ mes dy skuadrave, njësoi si për Neymarin që para disa viteve kishte zgjedhur blaugranasit.