Daja: Në pjesën e dytë na mungoi dëshira dhe sakrifica!

Futboll

Daja: Në pjesën e dytë na mungoi dëshira dhe sakrifica!

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 17:17
Daja: Në pjesën e dytë na mungoi dëshira dhe sakrifica!

I zhgënjyer trajneri i Partizanit Ilir Daja për humbjen që pësoi skuadra e tij në ndeshjen ndaj Laçit. Në mikrofonin e Supersport trajneri i të kuqëve e analizoi kështu sfidën.

“Nuk është si i lidhim ndeshjet kur luhet në të njëjtin orar. Nuk kemi bërë shumë në pjesën e dytë. Në pjesën e parë reaguam direkt kur pësuam gol. Në pjesën e dytë, po ta shikoje nga stoli, kishim vështirësi në pamjen vizive, ishte në gjysëm errësirë. Me daljen e Hakajt, patëm probleme në mbrojtje.

“Balla është mesfushor që u pozicionua si mbrojtës krahu. Në pjesën e dytë mungoi dëshirë dhe sakrifica për ta marrë rezultatin. Më shumë pritëm kundërshtarin. Në momentet e ndërtimit të aksionit, i kemi falur topat kundërshtarit në zona të rrezikshme”.

“Përveç terrenit të rënduar, nuk duhet ta ngremë si alibi. Ne kemi vonuar te pasi i thjeshtë. Përveç Cardozos që nuk ishte në gjendje të mirë. Vonesa e pasit bëri që të gabonim në ndërtimin e aksionit. Kundërshtari na kapi në disekuilibër”.

“Do uroja gjithë shqiptarët, veçanërisht komunitetin e futbollit. Mos kemi problematika, të kemi një vit sa më të mbarë. Shëndeti është gjëja që do t’iu uroja. Gëzuar të gjithëve”, përfundoi Daja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat