I kënaqur për barazimin por mbi të gjitha për lojën që shfaqi skuadra e tij në fushë.
Trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric e analizoi kështu sfidën ndaj Tiranës në Selman Stërmasi.
“Nuk mund të them asgjë, por mund të flas vetëm për ndeshjen në vija të përgjithshme, jam i lumtur për golin e shënuar. Shtatë pikë avantazh nuk janë pak dhe jemi të kënaqur deri më tani.
Nuk kam çfarë them për rastet e humbura, por në përgjithësi ne luajtëm mirë. Të dyja skuadrat kishin disa mundësi.
Nuk kam asgjë për të thënë për të ardhmen në merkato, jam i kënaqur me të gjithë lojtarët, që kam në dispozicion”, u shpreh Brdariç.