Thomas Tuchel raportohet se do të jetë trajneri i ri i Chelsea.
Skuadra londineze nuk është e kënaqur me trajnerin Lampard që shpenzoi mbi 200 milionë euro në këtë vit për t’i realizuar transferimet e tij.
Sipas asaj që raporton SunSport, mund të bëjnë ndryshime rrënjësore në skuadër me ardhjen e Tuchel në Stamford Bridge.
Nëse Tuchel kalon te Chelsea, atëherë rrugën e tij mund të ndjekin Marco Verratti, Mauro Icardi dhe Kylian Mbappe që do të bëhej transferimi rekord në histori të futbollit.