United vendos synime për të transferuar yllin 22 vjeçar të La Ligas

Futboll

United vendos synime për të transferuar yllin 22 vjeçar të La Ligas

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 18:31
Ilustrim

Raportohet se Manchester United kanë identifikuar targetin e tyre të ardhës, i cili është Jules Kounde.

Afati kalimtar i janarit në Angli do të hapet me 2 janar dhe do të zgjas deri në 1 shkurt, e Djajtë e Kuq po mendojnë për ta përforcuar mbrojtjen e tyre.

Një raporton nga Daily Express, thotë se Kounde është njëri prej lojtarëve që United kanë shprehur shumë interesim. Ai për momentin luan në Sevilla dhe është kandindat potencial për t’u transferuar në Premierligë.I

Ai iu bashkua Sevillas sezonin e kaluar dhe deri tani po tregon aftësi të shkëlqyeshme, me ç’rast edhe po kërkohet nga disa klube.

Deri tani 22 vjeçari ka 18 paraqitje me Sevillan dhe po duket të jetë zgjidhja e problemeve të mbrojtjes së United.

Përkundër faktit që Victor Lindelof po luan mirë së fundmi, ai po ka shpesh herë probleme me lëndime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat