Klubi i futbollit Arbëria nga Dobraja e Madhe vazhdon me përforcime për pjesën e dytë të kampionatit.
“KF Arbëria sot ka arritur marrëveshjen me futbollistin malazez Aldin Axhoviq!
26 - vjeçari nga sot e tutje do të veshë fanellën e klubit Arbëria.
Axhoviq luan ne pozitën e mesfushorit, ku më parë ishte pjesë e klubeve të njohura të kampionatit të Malit të Zi, pjesë e FC Ballkanit po ashtu, dhe se fundi u bashkua tek KF Arbëria në afatin kalimtar të janarit.
Kryesia e klubit i dëshiron mirë se ardhje, shëndet dhe shumë suksese!”, njofton FC Arbëria.