Antonio Percassi, presidenti i Atalanta, dha një intervistë të gjatë me Eco di Bergamo duke mbyllur çështjen Gomez dhe duke përsëritur afërsinë e tij me trajnerin Gasperini:
“Çështja Papu? Për mua është e mbyllur. Kaq”.
Pastaj për trajnerin: “Gasperini? Te ne përjetë.
Dhe jo vetëm ai. Gjithashtu e gjithë struktura. Kjo organizatë, falë edhe punës së madhe të djalit tim Luca, po na jep rezultate të pabesueshme”.
Praktikisht, i jepet kështu lamtumira Papu Gomezit nëse ai nuk bën prapaktheu. Kapiteni i Atalanta-s pret të lirohet falas por nga Bergamo nuk janë aspak dakord.