Liverpool dhe Newcastle kanë barazuar mbrëmë në kuadër të Premierligës, 0:0.
Skuadra vendëse që drejtohet nga Steve Bruce ishte shumë afër goli dhe reagimi i këtij të fundit ishte i hatashëm.
Pas një mundësie të Wilson në afërsi të The Reds, goditja e këtij të fundit u ndërpre nga mbrojtësit e Liverpoolit.
Steve Bruce duke reaguar për këtë rast, zgjati duart lart, me ç’rast goditi gjyqtarin.
Ai kërkoi mënjëherë falje.