Kosova kishin një rast të artë për të luajtur në Kampionatin Europian të vitit të ardhshëm, pasi morën pjesë në Play Off-in e Ligës së Kombeve, por nuk ia dolën të kurorëzojnë një ëndërr të madhe të të gjithë shqiptarisë.
Ndonëse në fazën e grupeve bënë një paraqitje të shkëlqyer, djemtë e Bernard Challandes dështuan në gjysmëfinalen e Play Off-it ndaj Maqedonisë së veriut në Shkup, ku u mposhtën me rezultatin 2:1 dhe i dhanë fund ëndrrës.
Gjithsesi Shqipëria do të jetë e përfaqësuar në Kampionatin Europian, pasi ia doli të sigurojë një biletë Maqedonia e Veriut, e cila ka në gjirin e saj disa futbollistë shqiptarë.
Nga ana tjetër “Dardanët” bënë paraqitje zhgënjyese edhe në fazën e grupeve të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve, të cilën e mbyllën në vendin e tretë, duke lënë pas vetëm Moldavinë.