Ende pa u zgjedhur si president i Barcelonës, Joan Laporta ka nisur të thumbojë Realin e Madridit. Më saktë, kandidati për të marrë presidencën e klubit po bën fushatë duke sfiduar rivalët e përjetshëm.
“Kam shumë dëshirë që të rikthehem.
Kam respekt për kundërshtarët, por e marr futbollin edhe si lojë. Dua që të jem sërish president i Realit dhe t’i shënoj Realit 6 gola. Ishin kohë të bukura ato dhe shpresoj që të rikthehen sërish”, ka thënë Laporta.
Ky i fundit është një nga kandidatët potencialë për t’u bërë president i Barcelonës. Ai foli edhe për Mesin, duke thënë se është një lojtar që sjell të ardhura të mëdha në klub.