Lajm i keq për Milanin

Futboll

Lajm i keq për Milanin

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 12:33
Lajm i keq për Milanin

Milani humbet një tjetër lojtar.

Për sfidën ndaj Beneventos, kuqezinjtë nuk do të kenë në dispozicion as mesfushorin belg Aleksis Saelamakers.

Lojtari do të qëndrojë larg fushave për dy javë pasi ka dëmtuar muskulin e kofshës në këmbën e majtë.

Mediat pranë “Djallit” raportojnë se tekniku Stefano Pioli do të aktivizojë në vend të Saelmakersit spanjollin Samu Kastijeho.

Saelmakers u dëmtua në sfidën e fundit të vitit 2020 me Lacion, ndërsa të konfirmuar si mungesa janë dhe Zlatan Ibrahimoviç, Simon Kjaer dhe Ismael Benaser.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat