Shpëtim Idrizi gjatë do të mbahet mend si kryetrajneri që e shpëtoi Trepçën ‘89 nga Mitrovica.
Ai në javën e fundit shpëtoi Trepçën ’89 me fitoren në Drenas, me rezultat 2:1 ndaj Feronikelit.
Me këtë fitore Trepça ’89 mbetet në elitë, duke e zënë vendin e shtatë me 44 pikë, ndërsa Flamurtari bie në pozitën e nëntë me 43 sosh dhe largohet nga liga.
Idrizi, dikur kapiten i ekipit, tani trajner, u shndërrua në hero sportiv, sepse pak ia kishin besën se do t’ia arrijë qëllimit në javët e fundit, duke e pa përkeqësimin e bilancit, por ia doli.