Juventusi do të tentojë të transferojë në Torino sulmuesin holandez Memfis Depay.
Futbollistit të Lyonit i skadon kontrata në qershor të vitit të ardhëm dhe drejtuesit bardhezi janë të gatshëm të përforcojnë repartin ofensiv të tyre.
Kriza e Paulo Dybalas dhe kaosi që po kalon Barcelona, rivali i Juventusit për Depayn, janë faktorë mëse të fortë që “Zonja e Vjetër” të hidhet në sulm për ish-futbollistin e Manchester Utd.
Me Ronaldon dhe Moratën në sulm, Juvja kërkon që të ketë dhe një golashënues tjetër në mënyrë që reparti ofensiv të mos vuajë në asnjë moment.