Bekim Zogaj është gjyqtari më i mirë shqiptar për vitin 2020. Ai është me prejardhje nga Kosova, me nënshtetësi të Zvicrës dhe referon në elitën e futbollit zviceran.
Është gjyqtari që referon në rangun më të lart evropian dhe botëror.
Ai gjatë këtij viti përveç në Europa League ka qenë edhe si gjyqtar anësor në Champions League, pa llogaritur edhe garat kualifikuese në Ligën e Kombeve.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/31/auto_zogaj-2-1024x5961609425765.jpg)
Zogaj mes gjyqtarit kryesor dhe Messit
Duhet veçuar sfidën e 20 tetorit në “Camp Nou”, mes Barcelonës dhe Ferencvaros, Zogaj ka qenë gjyqtar anësor dhe u vlerësua lart në këtë sfidë në kuadër të Grupit G të Champions League.
Zogaj ka qenë përballë jashtëtokësorit Lionel Messi!
Zogaj ishte caktuar edhe në ndeshjet derbi në kampionatin zviceran, siç është mes Basel dhe Young Boys. Është një personalitet i rrallë dhe gjyqtar i veçantë.