Juventusi ka siguruar një lojtar të ri për të ardhmen. Bëhet fjalë për mesfushorin 19-vjeçar të Genoas, Nikolo Ravela.
Drejtori sportiv i bardhezinjve, Fabio Paratiçi ka biseduar me presidentin e kuqebluve, Enriko Preciozin dhe palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe gjithçka do të konfirmohet në 4 janar.
Mesfushori 19-vjeçar do të qëndrojë te klubi për dy sezone në formë huazimi derisa të fitojë përvojën e nevojshme për të qenë te kampionët e Italisë.
Vlera e këtij transferimi shkon në 15 milionë euro dhe kontrata e lojtarit skadon në vitin 2025-
Futbollisti kërkohej në të kaluarën nga Interi dhe Roma, por Juventusi arrit të bindte Genoan në fund.