Abaz Karakaçi është futbollisti i parë që largohet nga Kastrioti. Mesfushori shkodran dha lajmin e mbylljes së bashkëpunimit me krutanët në rrjetet sociale. 28-vjeçari falenderoi skuadrën dhe trajnerin Ramazan Ndreu, ndërsa shtoi se largimi nga krutanët ka qenë dëshira e tij.
Gjatë karrierës së tij, Abaza Karakaçi ka qenë pjesë e shumë skuadrave, si: Vllaznia, Partizani, Apolonia, Besëlidhja, Egnatia, Butrinti, Kastrioti etj. Ai qe pjesë e krutanëve për një e gjysmë duke ndihmuar skuadrën të ngjitej në Kategorinë Superiore.
Mesazhi i Abaz Karakaçit
Nga sot nuk do të jem pjesë e ekipit të Kastriotit. Ndërprerja e kontratës qe dëshira ime. Falenderoj shokët e ekipit dhe gjithashtu profesor Ramazan Ndreun.