Kryetraneri i klubit të futbollit Llapi nga Pdoujeva, me premtim të madh për vitin 2020.
“Me rastin e përmbylljes së vitit kalendarik 2020, dua t'iu falënderoj për mbështetjen e parezervë, bashkëpunimin e ndërsjelltë si dhe respektin që kishit dhe vazhdoni ta keni për mua.
Ky vit ishte shumë i vështirë shkak pandemia globale COVID-19, e cila na vështirësoi punën dhe takimin me ju në ulëset e stadiumit në të cilin pres të riktheheni nga edicioni pranveror, pasi pa ju unë si trajner dhe skuadra e kemi më të vështirë të luajmë sepse mbështetjen e gjejmë gjithnjë tek ju.
Shpresoj që viti i ri 2021 të jetë vit i sukseseve të përbashkëta, i punës së mirë dhe realizimit të projekteve e synimeve tona. Unë jam krenar që udhëheqi klubin më të madh dhe me traditë në vend, ku shumë shpejt KF Llapi do të jetë klubi më i madh në shqiptari.
Urime festat e fundvitit, shëndet e lumturi për të gjithë ju dhe familjet tuaja”, ka shkruar Batatina.