AC Milan po përgatitë një ofertë për Mohamed Simakan në janar, raporton “Sky Sport”.
Lideri i Serie A dëshiron të përforcohet më shumë në repartin e mbrojtjes, dhe 20-vjeçari i Strasbourg shihet si një kandidat ideal.
Gjithashtu skuadra nga San Siro thuhet se janë të interesuar për të siguruar shërbimet e një mesfushori, për të përforcuar më shumë skuadrën, për pjesën e mbetur të edicionit 2020/21.