Arsenal janë të gatshëm që të rivalizojnë Tottenhamin për shërbimet e Marcel Sabitzer, raporton “ESPN”.
Mesfushori i RB Leipzig është nën ‘radarin’ e shumë skuadrave evropiane, dhe thuhet se ka një klauzolë prej 74 milionë eurosh.
Tottenham janë seriozisht në garë për shërbimet e Sabitzer, por tani me Arsenal të interesuar, pritet që bisedimet të vazhdojnë në mënyrë më të avancuar.