Dita e fundit për këtë vit ishte tejet e veçantë për Agron Bruqin.
Futbollisti i Arbërisë së Dobrajës është bërë baba.
Ai dhe bashkëshortja e tij janë bërë me një djalë, të cilin e kanë emëruar me emrin Deon.
Këtë e ka bërë të ditur futbollisti përmes rrjetit social "Facebook".
Ndryshe, Bruqi ishte ndër futbollistët më të mirë të skuadrës lipjanase në stinorin vjeshtor në Superligë.