Ka përfunduar pushimi dimëror për futbollistët e Serie A-së italiane.
Të gjithë kanë filluar përgatitjet për ndeshjet që rikthehen në fundjavë.
Lojtarët e Lazios kanë zhvilluar sot pasdite seancë stërvitore para ndeshjes ndaj Genoas që zhvillohet të dielën.
Gazetarit italian Niccolo Di Leo, i ka bërë përshtypje përkushtimi i Vedat Muriqit që ka vazhduar të ushtrojë gjuajtjet në portë edhe pasi shokët e tij e përfunduan seancën.
“Pas përfundimit të seancës së rregullt stërvitore, derisa lojtarët hynin në zhveshtore, Vedat Muriqi ka qëndruar në fushë duke i ushtruar gjuajtjet në portë” ka shkruar Di Leo në Twitter.