Që nga sot, 1 janar, sikurse në gjithë botën, edhe në futbollin e Kosovës, është hapur afati kalimtar dimëror.
Që prej pranimit në UEFA dhe në FIFA, afati kalimtar i janarit hapet më 1 janar dhe mbyllet deri në orët e fundit të 31 janarit.
Në këtë periudhë, klubet e Kosovës kanë mundësi t'i regjistrojnë futbollistët të cilët i transferojnë.
Klubi i Arbërisë së Dobrajës tashmë ka siguruar tri transferime duke prezantuar Elmir Lekajn, Marclei Santos dhe Aldin Axhoviq.
Ndërkaq, Llapi ka transferuar dy futbollistë deri më tani - Rilind Gërbeshin dhe Ilir Krasniqin.