PSG ka vendosur të parin në listë futbollistin e Milanit!
Me rinovimin në dyshim, e ardhmja e Xhanluixhi Donarumës mbetet ende e paqartë.
Nga Franca vijnë lajme të bujshme, ku raportohet se PSG ka vendosur të parin në listën e blerjeve portierin kuqezi. Klubi parizien sheh Donarumën si zëvendësuesin e duhur të Kejlor Navas.
Portieri 21-vjeçar deri më tani është aktivizuar në 20 ndeshje në total midis kampionatit dhe Europa Ligës me Milanin.