Një vlerësim i madh ka ardhur për lojtarin e Kukësit, Agim Ibrahimi.
Ky i fundit është përfshirë te formacioni më i mirë i 30 viteve të fundit te Maribori. Më saktësisht sa i përket periudhës 1991-2020, duke vlerësuar kështu të gjithë kontributin e dhënë nga ana e Ibrahimit.
Për këtë arsye afrimi i tij është konsideruar shpeshherë jo vetëm si një luks për verilindorët, por edhe për kampionatin shqiptar që i shton vlerat.

Formacioni më i mirë i 30 viteve
Në fotografinë e publikuar nga ana e “Infosport” dallohet edhe një tjetër figurë e shquar që është përzgjedhur te Maribori, Kliton Bozgo.