Viti 2021 ka filluar, dhe në shtëpinë e Fiorentinës ka ende një çështje pezull.
Bëhet fjalë për rinovimin e mbrojtësit Nikola Milenkoviç, i cili nuk duket i lumtur tek klubi vjollcë.
Mbrojtësit i skadon kontrata në vitin 2022 dhe deri në ditët e sotme tentativat për rinovimin me klubin e presidentit Roko Komiso kanë dështuar.
Në dritare qendrojnë Inter dhe Milan, ku dy klubet milaneze e vlerësojnë shumë serbin por çmimi i tij prej 40 milionë eurosh janë cilësuar si shumë për arkat e të dyjave klubet.