E gjithë bota e festoi mbrëmë ndërrimin e motmoteve në gjirin familjar, ashtu sikur edhe futbollistët e Kombëtares së Kosovës.
Milot Rashica, ylli i Kosovës e festoi Vitin e Ri së bashku me bashkëshorten e tij, Belkize Kera dhe djalin, Tianin.
"Ju uroj Vitin e Ri 2021. Një vit me shëndet, lumturi, fat dhe ngrohtësi. Le të shpresojmë se do t'i rikthehemi normalitetit shumë shpejt", shkroi Rashica në "Instagram".
Nga ana tjetër, futbollisti tjetër i Kosovës, Bernard Berisha festoi pranë gruas dhe djalit të tij, derisa në rrjetin social "Facebook" shkroi:
"Urime këtë festë të Vitit të Ri, le t’ju sjellë ky vit gjënë më të bukur të jetës dhe njëkohësisht le të jetë vit i realizimeve të ëndrrave tuaja. Zoti t’ju dhurojë atë që më së shumti dëshironi dhe le t’ju ruaj atë që posedoni, t’ju mbushë zemrat me gëzime dhe plot me dashuri. Paqja dhe harmonia le t’ju përqafojnë në çdo faqe dhe hap të jetës".