Nuk është vetëm Milani në rrugën që të çon drejt Mohamed Simakan.
Sipas portalit francez “Le10Sport”, për të fituar shërbimet e mbrojtësit francez të Strasburgut ka hyrë dhe klubi i Çelsit.
Aktualisht mbrojtësi 20-vjeçar është objektivi numër një i Maldinit dhe Masarës për të përforcuar mbrojtjen e skuadrës së Stefano Piolit.
Secila skuadër synon që të përforcohet për pjesën e dytë të kampionatit.