“Nuk është koha që Barcelona të vazhdojë para pa Messin”

Futboll

“Nuk është koha që Barcelona të vazhdojë para pa Messin”

Më: 1 janar 2021 Në ora: 16:05
Lionel Messi

Do të vijë një ditë kur Lionel Messi s’do të jetë më rrotull.

Megjithatë, kandidati për president të Barcelonës, Victor Font, thotë se nuk duhet të ndodhë tani.

“Kur flasim për Barcelonën pas Messit, natyrisht se duhet të mbledhim bashkë një gjeneratë, por kjo nuk do të ndodhë brenda një dite”, tha ai.

“Kishim Xavi, [Andres] Iniesta, [Carles] Puyol, [Gerard] Pique, [Sergio] Busquets … dhe ky tranzicion do kohë”.

“Kjo është arsyeja pse është thelbësore që të kesh një projekt dhe të jesh i qartë se si ta bësh atë. Kjo është ajo që na tha Messi në gusht, nuk ka asnjë projekt këtu, ky ishte zhgënjimi i tij”.

“Duhet të kemi një projekt dhe në atë projekt Messi është lideri”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat