Tashmë kemi hyrë në vitin e ri dhe dera është e hapur për Mauricio Pochettinon.
Argjentinasi që ditë më parë ka nënshkruar kontratën me PSG-në, shumë shpejtë pritet t’ia fillojë punës me klubin e ri.
Siç shkruan gazetari i mirënjohur italian, Gianluca di Marzio, tekniku ameriko-latin nesër takohet me Leonardon, drejtorin sportiv te parisienët, ku do të diskutojnë lidhur me planin e së ardhmes dhe synimet e merkatos.
Pika e parë, e që duket të jetë ajo vendimtarja e projektit është vazhdimi i kontratave me yjet si Neymar e Mbappe.