Koronavirusi sërish ka prekur skuadrën italiane të Serisë A, Napolin.
Sulmuesi i krahut, Victor Osimhen është ka rezultuar pozitiv me koronavirus, me klubin napolitan që e ka konfirmuar një gjë të tillë.
Nigeriani është blerja më e shtrenjtë në histori të klubit. Ai u ble nga Lille për shumën e 70 milionë eurove.
Sulmuesi i krahut do të qëndrojë në karantinë deri në momentin kur do të shërohet plotësisht nga COVID-19.
Osimhen është aktualisht i lënduar në shpatullën e tij dhe për këtë arsye nuk po paraqitet për Napolin.