Viti 2020 përfundoi dhe tani kanë filluar bilancet për 365 ditët që kaluan.
“La Gazzetta dello Sport”, ka renditur 10 lojtarët me më shumë minuta për vitin 2020. I pari është ai që të gjithë tifozat e Interit e dëshirojnë, kapiteni Samir Handanoviç me 1800 minuta, i dyti “motori” i mesfushës zikaltër Nikolo Barela me 1574 minuta dhe podiumin e mbyll De Vraj me 1546 minuta.
Romelu Lukaku renditet i katërti me 1049 minuta ndërsa Lautaro Martinez i gjashti me 1322 minuta.
Renditja e lojtarëve të Interit dhe më shumë minuta lojë
1. Samir Handanoviç – 1800 minuta
2. Nikolo Barela – 1574 minuta
3. Stefan De Vraj – 1546 minuta
4. Romelu Lukaku – 1409 minuta
5. Alesandro Bastoni – 1376 minuta
6. Lautaro Martinez – 1322 minuta
7. Marselo Brozoviç – 1169 minuta
8. Ashraf Hakimi – 1152 minuta
9. Milan Skriniar – 1094 minuta
10. Eshli Jang – 1040 minuta