Futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi, është rikthyer në stërvitje dhe është i gatshëm për ndeshjen ndaj Huesca në kuadër të xhiros së 17-të të La Ligas.
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, tashmë po stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës nga dita e sotme për ndeshjen e së dielës që do të zhvillojë Barcelona kundër skuadrës Huesca në kuadër të xhiros së 17-të të La Ligas.
33 vjeçari i cili mungoi në ndeshjen kundër Eibar për shkak të lëndimit në kyçin e këmbës, mund të rikthehet në formacionin bazë në ndeshjen e parë të vitit.
Sipas ‘ESPN’, që nga kjo e premte, 1 janar 2021, Messi është i lirë të negociojë të ardhmen e tij me ndonjë klub tjetër, pasi kontrata e tij skadon për gjashtë muaj.
Trajneri i Barçës, Ronald Koeman, pritet të ketë të gjithë lojtarët në dispozicion për ndeshjen kundër Huesca.