Kampionatet vendore, Kupat e Evropës, ndeshjet ndërkombëtare. Cili lojtar kishte minuta më shumë këtë vit.
Harry Maguire është në krye të kësaj liste, duke luajtur 4745 minuta për Manchester United dhe “Tre Luanët”.
Statistikat janë përgatitur nga CIES, që mori parasysh të gjitha garat në të gjithë botën deri në 18 dhjetor, shkruan Blick.
Dhjetë të parët
Harry Maguire (Manchester United) 4745 minuta
Ruben Dias (Manchester City) 4344 minuta
Lionel Messi (Barcelona) 4293 minuta
Bruno Fernandes (Manchester United) 4164 minuta
Bruno Pacheco (Ceara SC / Bra) 4162 minuta
Romelu Lukaku (Inter) 4144 minuta
Victor Lindelöf (Manchester United) 4142 minuta
Raphaël Varane (Real Madrid) 4123 minuta
Jesus Navas (Sevilla) 4110 minuta
Callum McGregor (Celtic) 4106 minuta
Në Zvicër krenohen me Granit Xhakën dhe Fidan Alitin
Lojtari i Kombëtares së Zvicrës, më i mirë në statistikë është kapiteni Granit Xhaka.
Ylli i Arsenalit luajti 3851 minuta – për Topçinjtë dhe për ekipin kombëtar.
Por lojtari m më shumë paraqitje i Superligës? Ai është Fidan Aliti që mblodhi më shumë minuta.
Mbrojtësi i majtë i FC Zurich ishte në veprim për 3660 minuta këtë vit.
Ai minutat i mblodhi me Zurichun, Kalmar FF dhe ekipin e Kosovës.